24.04.2025 - AKTIVITET TRAJNUES: “Natyra e marrëdhënies së punës midis administratorit dhe shoqërisë tregtare, në shoqëritë e kapitalit. Natyra e padisë për zgjidhjen e pasojave financiare.”

Shkolla e Magjistraturës, më datë 24 prill 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Padia për zgjidhjen e pasojave financiare në konfliktet gjyqësore midis administratorit dhe shoqërisë. Natyra e vendimmarrjes së organeve të shoqërisë në rastin e emërimit dhe shkarkimit të Administratorit nga shoqëritë e kapitalit. Natyra e raportit mes shoqërisë dhe administratorit sipas LSHT-së. A është një marrëdhënie që rregullohet nga dispozitat e Kodit të Punës apo ato të LSHT-së. Natyra juridike e aktit të shkarkimit të administratorit dhe zgjidhja e pasojave që vijnë nga kontrolli i tij”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë: Ervin Pollozhani dhe Alma Kodraliu

Lehtësuese: Artur Prenga

Qëllimi i këtij trajnimi është: Aftësimi i gjyqtarëve që trajtojnë çështje me natyrë tregtare, veçanërisht atyre të seksionit tregtar, në lidhje me shqyrtimin e padive që kanë si shkak ligjor zgjidhjen e marrëdhënieve dhe pasojave financiare të ngritura nga administratori i shoqërisë, për shkak të shkarkimit të tij nga detyra.

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve. 

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Administrimi dhe përfaqësimi i shoqërive të kapitalit. 
  • Natyra juridike e organit të administrimit, në funksionin e brendshëm të shoqërisë. Emërimi dhe shkarkimi i administratorit.
  • Teoritë dominuese mbi përfaqësimin e shoqërisë nga ana e administratorit dhe pasojat në funksionin e jashtëm të shoqërisë. 
  • Përgjegjësitë e administratorit. Parakushtet e përgjegjësisë dhe pasojat.
  • Kërkimet e shoqërisë dhe palëve të treta, si dhe të drejtat e ortakëve të pakicës ndaj administratorëve.
  • Natyra juridike e marrëdhënies së punës administrator – shoqëri, sipas LSHT.
  • Dallimi nga marrëdhënia juridike e punës rregulluar nga Kodi Punës.
  • Palët në kontratë. Forma e kontratës. Zgjidhja e kontratës. 
  • Paditë për shpërblimin e administratorit dhe zgjidhja e pasojave financiare nga gjykata.                                 
  • Elaborimi i praktikës gjyqësore për çështjet me shkak ligjor zgjidhjen e pasojave financiare në paditë me objekt shpërblimin e administratorit.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë të Republikës së Shqipërisë.